Lajme
Ambasadori britanik: Nuk ka politikë me virusin, populli i Kosovës nuk meriton më pak
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, iu ka bërë thirrje politikanëve të mos merren me politikë në këtë periudhë të koronavirusit.
Ai përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka theksuar që bashkëpunimi ndëretnik i politikanëve shqiptarë dhe serbë është për t’u admiruar.
“Në këtë kohë të vështirë, bashkëpunimi mes komuniteteve, që e kemi parë javën e shkuar mes ministrave Arben Vitia dhe Dalibor Jevtiq, dhe mes kryekomunarëve Agim Bahtiri e Goran Rakiq në Mitrovicë, është i mirëpritur dhe përshëndetur. Siç ka thënë edhe Mbretëresha dje, nëse jemi të bashkuar dhe të vendosur, do të tejkalojmë këtë sëmundje. Nuk ka politikë me virusin. Populli i Kosovës nuk meriton më pak”, shkroi ai në Facebook.
Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 165 raste me koronavirus, prej tyre 24 janë shëruar, ndërsa 3 persona kanë vdekur, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës












