Kosova
Ambasadori gjerman: Marrëveshja me Serbinë është në interes të Kosovës
Christian Heldt, ambasadori gjerman, ka thënë se Gjermania nuk dëshiron ta nxitë askënd për marrëveshje të ngutshme, por dëshiron që të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu, Heldt ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet nxituar, por sipas tij, marrëveshja përfundimtare me Serbinë është në interes të Kosovës.
Ai gjithashtu ka thënë se arritja e një marrëveshjeje merr kohë, por Gjermania dëshiron që të zgjidhen të gjitha çështjet njëherë e përgjithmonë.
“Qëndrimi gjerman është i qartë dhe unë e kam theksuar atë në raste të ndryshme: Ne argumentojmë dhe mbështesim një marrëveshje përfshirëse dhe të qëndrueshme, ligjërisht të detyrueshme, e cila i zgjidh të gjitha çështjet e hapura dhe kontribuon në stabilitetin rajonal. Arritja e një marrëveshjeje të tillë merr kohë dhe ne duam që ajo të arrihet në mënyrë solide ashtu që të zgjidhen të gjitha çështjet njëherë e përgjithmonë. Prandaj ne nuk duam ta nxisim askënd për të nxituar në arritjen e kësaj marrëveshjeje kyçe. Por ne besojmë që është koha e fundit për të rinisur procesin e bisedimeve. Unë besoj fuqishëm që kjo pikësëpari dhe më së shumti është në interes të Kosovës: Një normalizim i njëmendtë më në fund do të mundësonte përqendrimin në sfidat e vërteta për rajonin në tërësi. Prandaj unë kam besim që qeveria e re do të fillojë punën në këtë çështje komplekse që nga dita e parë”, ka thënë Heldt.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik Një ulje çmimesh për abonimet vjetore të transportit publik në Bazel ka sjellë rritje të ndjeshme... -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran












