Lajme
Ambasadori i Shqipërisë në Austri ia dorëzon letrat kredenciale presidentit Van Der Bellen
Alexander Van der Bellen ka uruar ambasadorin e Shqipërisë për detyrën e tij në Austri.
Presidenti Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen, së fundmi ka pranuar letrat kredenciale të Ambasadorit të Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, shkruan albinfo.at.
Lajmin e ka postuar vetë Ambasadori Fate Velaj.

Postimi i plotë
Sot, 26.06.2024, ishte një nga ngjarjet më të bukura të jetës sime. Ndoshta dhe më kuptimplota.
Nëse në 19 korrik të vitit 1991 hyra në Austri si refugjat shqiptar, trokita derë më derë duke kërkuar punë, e nisa të mësoja nga vendi ku kisha vendosur të krijoja jetën e re, (shih romanin Kreuztanne) sot, pas 33 vjetëve, hyra ndyshe.
Në pallatin presidencial të Austrisë, në Hofburg, i paraqita presidentit Alexander Van der Bellen Letrat Credenciale si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Austri dhe iu betova se do të bëj ç’është e mundur që marrëdhëniet e mira tradicionale që ekzistojnë midis dy vendeve tona, të zgjerohen dhe të thellohen akoma më shumë.

E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










