Lajme
Amerika kërkon miliarda shtesë nga Zvicra për avionët luftarakë F-35
Blerja e avionëve luftarakë amerikanë F-35A nga Zvicra është duke u përballur me kritika të ashpra politike për shkak të kostove shtesë të papritura. Sipas informatave të para, këto kosto mund të arrijnë deri në 1.35 miliardë franga më shumë sesa ishte planifikuar fillimisht.
Ministri i Mbrojtjes, Martin Pfister, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm virtual me komisionet parlamentare të mbrojtjes për t’i informuar për zhvillimet e fundit. Ai do të raportojë mbi shkaqet e rritjes së çmimeve dhe ndikimin që mund të ketë kjo mbi marrëveshjen ekzistuese.
Kritikat më të forta kanë ardhur nga Partia Socialdemokrate (SP). Përfaqësuesit e saj e kanë quajtur situatën “një mashtrim të pastër”, duke pretenduar se popullit i është premtuar një çmim i fiksuar dhe transparent për projektin e avionëve luftarakë.
Edhe Aleanca kundër F-35, e përbërë nga parti të majta dhe organizata pacifiste, ka reaguar me shqetësim. Ata theksojnë se rritja e kostove përbën shkelje të qartë të mandatit që ka dhënë populli zviceran në referendumin e vitit 2020, kur u miratua me shumicë të ngushtë blerja e 36 avionëve luftarakë.
Nga ana tjetër, përfaqësues të partive të djathta, përfshirë Thomas Hurter nga SVP, nuk e konsiderojnë të pranueshme anulimin e kontratës. Megjithatë, ai pranon se duhet të respektohet tavani financiar prej 6 miliardë frangash dhe propozon, nëse është e nevojshme, që të reduktohet numri i avionëve.
Ndërkohë, politikanë nga Partia e Gjelbër, si Balthasar Glättli, kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të projektit. “Më mirë një fund me tmerr sesa një tmerr pa fund”, është shprehur Glättli për SRF.
Sipas Sekretariatit Shtetëror për Armatim (armasuisse), kontrata me SHBA-në parashikon një çmim fiks prej 6 miliardë frangash dhe se çdo shpenzim shtesë do të përballohet nga pala amerikane. Megjithatë, për shkak të rritjes së kostove në SHBA për komponentët dhe prodhimin, Zvicra po përgatitet për bisedime me autoritetet amerikane për të garantuar që marrëveshja të respektohet.
Zhvillimet rreth projektit F-35 pritet të dominojnë debatin politik gjatë muajve të ardhshëm, në një kohë kur besimi i qytetarëve në transparencën e shpenzimeve ushtarake mbetet i ndjeshëm , përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











