Sport
Amir Abrashi transferohet te Freiburgu
Amir Abrashi (25) lë Grasschopersin dhe shkon në Freiburg, Bundesliga e dytë gjermane
Mesfushori do të ndërrojë skuadrën në sezonin e ardhshëm. Abrashi është transferuar nga ekipi zviceran Grashopers te Freiburgu, skuadër e cila sezonin e ardhshëm do të luajë në Budesligën e dytë gjermane. Ekipi gjerman përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i uroi mirëserdhje mesfushorit 25-vjeçar, duke e cilësuar si një prej përforcimeve më të mira në sezonin e ardhshëm.
Nga 2002 Amir Abrashi vijon në Thurgau një shkollë sporti, para se prindërit e tij të vijnë në Winterthur. Atje ai bashkohet me FCW dhe më 2008 ka debutuar në ekipin e parë. Më 2010 Abrashi si huazim kalon në Grashopers GC, ndërsa një vit më vonë nënshkruan një kontratë 3-vjeçare.
Ai është një nga meritorët në fitoren e Kupës së Zvicrës më 2013. Abrashi ka luajtur edhe për U-18, U-19, U-20 dhe U-21.
Në fillim të qershorit 2013 Abrashi kishte njoftuar se nuk do të luajë për Zvicrën, por për ekipin shqiptar.
Për kohëzgjatjen e kontratës nuk është bërë e ditur. Ekipi i trajnerit Christian Streich vërtet ka reduktuar shpenzimet në disa milionë, por po planifikon një kthim të menjëhershëm në Bundesligë.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël











