Lajme
Amnesty International: Policia e Kosovës përdori “forcë të tepruar”
Amnesty Internationla e ka dënuar sot atë që ajo e quan “përdorim të tepruar të forces” nga ana e policisë së Kosovës
“Policia e Kosovës përdori gazin lotsjellës, shkopinj gome dhe topa uji në kushte të temperaturave të ulta në përpjekje për të shpërndarë turmat”, thuhet në një komunikatë të Organizatës Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International.
Amnesty Internationla e ka dënuar sot atë që ajo e quan përdorim të tepruar i forcës nga ana e policisë kosovës kundër protestuesve të padhunshëm më 14 janar.”Dhjetë demonstrues u lënduan seriozisht, përfshirë edhe dy pjesëtarë të Vetëvendosjes, të cilët raportohet se janë rrahur nga policia pas arrestimit. Katër demonstrues janë hospitalizuar”, thotë AI.
Në komunikatë thuhet se standardet ndërkombëtare për policinë bëjnë thirrje për përdorim proporcional të forcës dhe në pajtim më ligjet kombëtare e ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, përfshirë edhe parimet themelore të Kombeve të Bashkuara mbi përdorimin e forcës nga organet e rendit në të cilat thuhet se “për shpërndarjen e tubimeve të paligjshme, por të pa dhunshme, policia duhet të shmangë përdorimin e dhunës, ose kur kjo është e pamundur të përdorë forcë në minimumin e nevojshëm”, transmetojnë mediet në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












