Lajme
Anulohet kuvendi zgjedhor i LDK-së në Zvicër
Kryesia e LDK-së vendosi që zgjedhjet në Degët e LDK-së Gjermani, LDK Zvicër dhe në Kllokot të përsëriten, për shkak të parregullsive të konstatuara
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në mbledhjen e sotme diskutoi për përgatitjet teknike rreth procesit të brendshëm zgjedhor, ndërsa me vendim të shumicës së anëtarëve, anuloi kuvendet zgjedhore të degës në Gjermani, Zvicër si dhe në komunën e Kllokotit.
“Kryesia vendosi që zgjedhjet në degët e LDK-së Gjermani, LDK Zvicër dhe në Kllokot të përsëriten, për shkak të parregullsive të konstatuara, përkatësisht mosmbajtjes së Kuvendeve zgjedhore, në nëndegët e degëve të lartpërmendura”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga LDK.
Kryesia gjithashtu kërkoi nga degët që zgjedhjet të mbahen pas Kuvendit të Tetë Zgjedhor të LDK-së, në përputhje me rregulloret për zgjedhje në nivel nëndege dhe dege, si dhe me pjesëmarrje të anëtarëve të Kryesisë Qendrore.
Ndryshe, për çështjen e parregullsive dhe pakënaqësive që janë shfaqur në degën e LDK-së në Zvicër ka raportuar edhe Albinfo.Ch. Ishte Arif Baftiu qi që kërkon anulimin e Kuvendit “për shkak të parregullsive që kanë ndodhur”. Ai dhe disa të tjerë e kontestuan zgjedhjet e Shefqet Dibranit, kryetar të Degës së LDK-së në Zvicër.
Nga burime të saj Albinfo.Ch merr vesh se në Kuvend ka pasur fërkime mes krahut të Isa Mustafës dhe të Fatmir Sejdiut. Sipas tyre, ka pasur intriga e parregullsi në mbarëvajtjen e punës së kuvendit. “Delegatët janë nisur nga shtëpia me vota në dorë”, ka thënë në kushte anonimiteti një anëtari i LDK-së.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm












