Lajme
Anulohet seanca kundër Zaevit
Procesi gjyqësor ndaj Zoran Zaev duhej të vazhdonte në procesin e quajtur “Ryshfeti” ku ai akuzohet për yshfet
Gjykata Penale në Shkup ka anuluar sot vazhdimin e gjykimit ndaj kryetarit të Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev për marrje të ryshfetit, pasi në gjykatë nuk u paraqiten dy avokatët e liderit opozitar. Edhe pse vet Zaev ishte në Gjykate, seanca u anulua.
Procesi ndaj Zaev duhej të vazhdonte në procesin e quajtur “Ryshfeti” në të cilin është i akuzuar lideri i LSDM-së dhe kryetari i Komunës së Strumicës, Zoran Zaev.
Avokatët, Filip Medarski dhe Jakim Naumov kanë njoftuar paraprakisht gjykatën se për shkak gjendjes jo të mirë shëndetësor nuk do të jenë të gatshëm të paraqiten në seancë, njofton portalb, transmeton “Blic”.
Dy anulimet paraprake ishin për shkak të udhëtimeve zyrtare të Zaevit dhe njëherë për shkak të mungesës së avokatëve të tij.
Sipas Prokurorisë, Zaev ngarkohet se si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni i Strumicës, Ivan Nikollov-Saçevliev ka kërkuar ryshfet prej 163 mijë euro, gjegjësisht për dy euro për 1 metër katror për një vend ndërtimor në Strumicë, për të cilin biznesmeni ka qenë i interesuar ta privatizojë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












