Shkurt.ch
Aparatet mbushen me rrymë nga ngrohtësia e trupit të njeriut
Gjeneratori është aq i vogël sa që mund të instalohet brenda smart telefonave, syzeve elektronike dhe smart orëve
Shkencëtarët e institutit Korea Advanced Institute of Science and Technology kanë arritur të krijojnë një gjenerator që mbush me rrymë elektrike orët smart duke akumuluar energjinë nga ngrohtësia natyrore që prodhon trupi i njeriut.
Gjeneratori është aq i vogël sa që mund të instalohet brenda smart telefonave, syzeve elektronike dhe smart orëve. Pllakat tejet të holla të këtyre gjeneratorëve mund edhe të lakohen pasi që janë nga materiali i fubrave të qelqit.
Edhe deri më tash ka pasur gjeneratorë që kanë funksionuar në mënyrë të ngjashme por kanë qenë shumë më të mëdhenj dhe të papërshtatshëm për përdorim.
Ndonëse ky inovacion teknik tashmë është realizuar, deri sa ai të jetë i gatshëm për treg mund të shkojë edhe një kohë.
Ekipi që e ka konstruktuar këtë gjenerator, e sheh atë në një të ardhme jo shumë të largët të përdoret edhe në automobila, fabrika dhe aeroplanë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












