Muzikë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin trashëgiminë shqiptare në skenën e Universitetit të Kulturave në Gjenevë
Université des cultures de Genève organizon koncert me Arbëreshët e Kalabrisë në Gjenevë
Université des cultures de Genève ka njoftuar organizimin e një koncerti të veçantë kushtuar kulturës arbëreshe të Kalabrisë, i cili do të mbahet më 7 mars 2026 në Gjenevë, shkruan albinfo.ch.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë aktivitet do të interpretojë grupi muzikor “Okarina” nga Gjeneva, si dhe dy grupe të njohura arbëreshe nga Italia: “Gjaku i Arbërit” nga Frascineto dhe “Këngëtarët e Motit” nga zona Lungro–Firmo në Kalabri.
Koncerti “Les Arbëresh de Calabre” synon të promovojë trashëgiminë kulturore, muzikën tradicionale dhe identitetin e komunitetit arbëresh, i cili prej shekujsh ruan gjuhën dhe zakonet shqiptare në jug të Italisë. Programi përfshin këngë arbëreshe dhe këngë qytetare, duke sjellë një ndërthurje të traditës me elemente artistike bashkëkohore, shkruan tutje albinfo.ch.
Ngjarja do të zhvillohet në Sallën du Môle në Gjenevë, me hapjen e dyerve nga ora 18:00, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar edhe pjesë shoqëruese me bar dhe momente bashkëbisedimi për pjesëmarrësit.
Ky koncert përbën një mundësi të rëndësishme për të forcuar lidhjet mes komunitetit shqiptar dhe publikut ndërkombëtar në Gjenevë, duke promovuar vlerat kulturore dhe historike të arbëreshëve të Kalabrisë./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet klasa e re e mësimit të gjuhës shqipe në Schwabach Zgjerimi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe vazhdon në Bavari... -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës mban sonte koncertin “Kosova18” në Varshavë
Jeta në Zvicër
-
Revista gjermane shpall 10 qytetet e vjetra më të bukura të Zvicrës “Stern” rendit perlat historike të Zvicrës... -
Pesë aksidente zinxhir në autostradat A1 dhe A13 në St. Gallen, ka të lënduar -
Swissmint: Këtu lind frangu zviceran -
ETH Zürich investon në softuer të ri kundër plagjiaturës -
Përse në COOP mungojnë bananet?












