Lajme
Ardian Bujupi mund t`i shpëtojë jetën kusheririt të tij të vogël?
Ardiani i cili aktualisht po merr pjesë me shumë sukses në garën „Gjermania kërkon super-yllin", mund t`i shtojë gjasat e Leonit për shërim
Ardian Bujupi
Leoni, posa ka mbushur 10 muaj jetë dhe ai mund të vdesë brenda dy muajve nëse nuk ndërmerret urgjentisht diçka për t`i shpëtuar jetën. Kjo mund të bëhet vetëm duke e sjellë atë për shërim në Gjermani, shkruan portali gjerman bbv-net.de.
Leon Bujupi vuan nga një lloj shumë agresiv i leukemisë. Mjekët kosovarë janë dorëzuar para rastit të tij. Ata nuk kanë mundur ta ndiohmojnë më tutje. Shpresa e vetme është trajtimi në një klinikë gjermane.
Por, shuma që kërkohet për këtë është e paarritshme, jo vetëm për prindërit e Leonit. Plot 175 mijë euro do të kushtojë askioni për shpëtimin e jetës së foshnjës.
Xhaxhai i Leonit, Afrim Bujupi, i cili jeton prej 20 vitesh në Gjermani është i dëshpëruar. Ai, së bashku me dr. Lülff i ka hyrë punës për grumbullimin e parave, të nevojshme për trajtimin e Leonit në Klinikën Universitare në Münster (UKM).
Ata kanë vënë kontakte me shoqata të ndryshme humanitare. „Bild hilft” ka dhënë tashmë 20 mijë euro dhe ka hapur xhirollogarinë për Leonin.
Edhe nga Kosova janë zotuar 30 mijë euro, por e gjithë kjo shumë nuk mjafton as për së afërmi. Për këtë arsye Afrimi dhe të tjerët i kanë drejtuar shpresat e tyre edhe në një drejtim tjetër: kusheriri i tyre (për nga mbiemri) Ardian Bujupi i cili aktualisht po merr pjesë me shumë sukses në garën „Gjermania kërkon super-yllin”, mund t`i shtojë gjasat për ndihma.
Ata i kanë shkruar një email babait të Ardianit. Ideja ishte që Ardiani të fusë kërkesën për ndihmë në faqen e tij të facebook-ut ose madje edhe në vetë emisionin „”Gjermania kërkon superyllin”.
Dr. Kathrin Schepers nga UKM thotë se sipas të gjitha gjasëve një transplantim i palcës eshtërore do të jetë i domosdoshëm për shpëtimin e jetës së vogëlushit nga Kosova. Shuma e përgjithshme për këtë veprim është 175 mijë euro.
Një shumë të tillë do të duhej ta paguante edhe cilido shtetas gjerman me sigurime shëndetësore. Përjashtime nuk mund të b¨üehen seopse, siç thotë mjekja, spitalit i drejtohen çdo ditë nga mesatarisht dhjetë kërkesa për trajtime të ngjashme.
Xhirollogaria ku mund të derdhen mjete për Leonin është: „Bild hilft e.V.”, Kontonummer 067 67 67, BLZ 200 700 00, Deutsche Bank Hamburg, Stichwort: Leon.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











