Lajme
Arigona kthehet në Austri
Drama ka marrë fund ditën kur autoritetet e Vöcklabruck-ut i kanë miratuar vizën Arigonës, nënës dhe vëllait e motrës
Arigona Zogaj, pas shumë peripecishë, më në fund lejohet të kthehet në Austri. E gjithë drama ka marrë një fund, ditën kur autoritetet e qarkut Vöcklabruck i kanë miratuar vizën e hyrjes në këtë vend nënës, Nurijes, Arigonës 18 vjeçe, dhe një vëllai e një motre më të vogël të saj.
Nëna mund të vazhdojë punën, fillimisht për gjashtë muaj, në vendin e vjetër të punës, një ndërmarrje ushqimore, ndërsa tre fëmijët kanë marrë viza shkollimi. Familja Zogaj pritet të udhëtojë këto ditë në drejtim të Austrisë.
Gjatë tri viteve të fundit, Arigona Zogaj ka qenë protagoniste e përhershme në mediet austriake dhe të tjera, gjermanofone. Në shtator të vitit 2007 ajo i ishte shmangur një aksioni të policisë që kishte dëbuar në Kosovë anëtarët tjerë të familjes së saj. Pastaj, nga ilegaliteti, Arigona kishte komunikuar me opinionin përmes videove, ku kërcënonte se do të vetëvritej po qe se do ta detyronin të riatdhesohej në vendlindje.
Një rezistencë e gjerë në mbrojtje të saj qe ngritur në gjithë Austrinë përgjatë këtyre viteve. Emra eminentë të politikës dhe të kulturës ishin vënë në mbrojtje të Arigonës. Madje edhe Parlamenti Federal kishte mbajtur seanca të veçanta për „Rastin Zogaj”.
Megjithë këto dhe përkundër sëmundjes së nënës, Zogajt ishin kthyer në Kosovë. Me vete kishin marrë premtimin se do tu lejohej kthimi në baza humanitare. Premtim që këto ditë, përfundimisht po realizohet.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore












