Lajme
Arinjtë kosovarë në shtratin e operacionit!
Një grup prej katër veterinarësh u kanë bërë kontrollimin shëndetësor gjashtë arinjve të rritur dhe tre të vegjëlve. Në mesin e tyre, edhe një mjek dhëmbësh
Kohë më parë, një numër arinjsh kosovarë të mbajtur si “kafshe shtëpiake” apo “atraksione cirku” qenë liruar nga “robëria” me ndërhyrjen e organizatë Vier Pfoten”. Pastaj ata qenë lënë të jetojnë në kushte përafërta me ato natyrore në një park të ngritur enkas për ta, nga organizata në fjalë, diku në rrethinën e Prishtinës.
Ditë më parë, një grup prej katër veterinarësh kanë shkuar atje për t`u bërë një kontrollim shëndetësor gjashtë arinjve të rritur dhe tre të vegjëlve. Në mesin e tyre ka qenë edhe një mjek dhëmbësh.
Austriakja Johanna Painer ka qenë në mesin e grupit që ka marrë pjesë në kontrollimin e arinjve, gjegjësisht është kujdesur për ta në “shtratin e operacionit”. Të gjithë janë mirë e shëndet, është konstatuar ndërsa tre prej tyre (të cilëve u janë implantuar çipa) duhet të lihen të lirë për të vazhduar jetën në kushte natyrore.
Në gjendje të mirë shëndetësore janë edhe tre të vegjlit: Ema, Oska dhe Roni, që supozohet se janë të një familjeje.
E-Diaspora
-
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës Dega e LDK-së në Austri ka organizuar mbrëmë një tubim me mërgatën në Amstetten të Austrisë,... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












