Shkurt.ch
Arkivat letrare të Zvicrës, një trashëgimi e Durrenmatt-it
Ideja i kishte ardhur nga dijetari i famshëm gjerman dhe shkrimtari i njohur Peter von Matt, i cili ishte i bindur se trashëgimia e shkrimtarëve ishte diçka që duhej t`i takojë domenit p
Arkivat letrare të Zvicrës ekzistojnë falë Friedrich Durrenmatt. Shkrimtari që ka shkruar në gjuhën gjermane, i njohur si dramaturg zviceran i kishte lënë si trashëgimi Konfederatës arkivat e tij me kusht që të krijojë Arkivat letrare zvicerane, (ALZ).
Ideja i kishte ardhur nga dijetari i famshëm gjerman dhe shkrimtari i njohur Peter von Matt, i cili ishte i bindur se trashëgimia e shkrimtarëve ishte diçka që duhej t`i takojë domenit publik.
Në vitin 1988, me avokatin Peter Nobel ishte munduar të bindte shkrimtarin që t’i bëjë presion qeverisë duke i thënë se: “Unë ju jap të gjitha veprat e mia, në qoftë se ju e krijoni një arkiv letrar¨ekombëtar”. Peter Nobel pohon se megjithatë, nuk ka qenë e lehtë për të bindur Dürrenmatt për të parashtruar gjërat në këtë mënyrë.
Peter Nobel, Peter von Matt, Friedrich Dürrenmatt dhe Ministri Flavio Cotti ishin mbledhur në një darkë. Gjatë kësaj darke, Këshilltari federal kishte mbetur i heshtur dhe i varur në telefon, siç e përshkruan në një artikull Peter Nobel për revistën “Du” .
Peter Nobel i kishte thënë shkrimtarit Dürrenmatt se e kishte keqinterpretuar qëndrimin e Këshilltarit federal. “Ai ende mund të dëgjojë të tjerët, nuk është një politikan i vërtetë” kishte thënë për ministrin, duke i dhënë miratimin e tij për projektin.
Prandaj, arikavat letrare zivcerane nuk do të kishin ekzistuar pa përkushitimin e tij. “Pa dinamizmin, përcaktimin dhe përvojën e Peter Nobel-it, ne nuk do të kishim arritur deri këtu” thekson Peter von Matt për gazetën swissinfo.ch.
Sot, arkivat letrare zvicerane mund të konsiderohen si një sukses: 25 vjet pas themelimit të tyre, ato kanë më shumë se 250 financime të plota ose të pjesshme të autorëve të vdekur ose ndonjëherë edhe ende të gjallë.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil














