Lajme
Armatoset Kosova
Kosova ka filluar të blejë armë për Policinë, Forcën e Sigurisë, Doganat dhe Shërbimin Korrektues. Gjatë vitit të kaluar janë blerë pushkë, pistoleta dhe municion në Gjermani, Austri, Zvicër dhe Turqi.
Ndërkaq, eksploziv dhe mjete piroteknike janë blerë nga Greqia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Kroacia.
Armët e blerë janë të kalibrit të lehtë, si pushkë të gjata e të shkurtra, pistoleta, pjesë të tyre dhe municione.
Vlera e këtyre armëve dhe paratë e shpenzuara ende nuk dihet sepse llogaritjet janë duke u bërë. Kjo pritet të mësohet vetëm pas dy muajsh.
Pavarësisht kësaj, në blerjen e armëve, Kosova duket se ka bashkëpunim të mirë me shtete të ndryshme, edhe me ato që nuk e kanë njohur ende shtetësinë e saj, siç është Greqia.
Mediat kosovare kanë siguruar një draft-raport të hartuar nga Departamenti për Siguri Publike që vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku flitet për eksportin dhe importin e armëve nga shteti i Kosovës. Pavarësisht emërtimit të këtij dokumenti, eksporti i armëve nga Kosova është zero.
Kosova ende nuk është në gjendje të shesë armë, pavarësisht se dikur, para shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, ka pasur edhe fabrika që kanë prodhuar municione të ndryshme. Ky draft raport vjetor për vitin 2010, është i pari i këtij lloji që tregon për shitje-blerjen e armëve nga Kosova.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë,... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












