Lajme
Arrestohen 126 shqiptarë në Spanjë
Gjithashtu, Policia spanjolle ka bllokuar rreth 200 letërnjoftime false të shqiptarëve kryesisht italiane dhe greke
Policia Kombëtare e Spanjës ka arrestuar 126 emigrantë shqiptarë në aeroportin “El Prat” të cilët po tentonin që të futeshin në Britani me dokumente false, shkruan albinfo.ch.
Sipas Ministrisë së Brendshme spanjolle, shqiptarët udhëtonin me dokumente të falsifikuara greke dhe italiane dhe do të niseshin me avion për në Irlandë dhe më pas për në Britani.
Gjithashtu, Policia spanjolle ka bllokuar rreth 200 letërnjoftime false të shqiptarëve kryesisht italiane dhe greke.
Policia bën me dije se po heton dy organizata kriminale që organizojnë emigrantë nga Shqipëria me premtimin se mund t’i çojnë ilegalisht në Britani përmes Irlandës. Po kështu, Policia shpjegon skemën e përdorur prej shqiptarëve. Ata udhëtojnë me dokumentet e tyre shqiptare deri në Irlandë, pasi edhe kjo është në “Shengen”.
Që aty, më pas shkojnë drejt Britanisë duke përdorur dokumentet e falsifikuara italiane dhe greke.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












