Lajme
Arrestohen 27 punëtorë të Shqipërisë në Tetovë
Gjatë kontrollit të realizuar në disa lokacione të Tetovës janë gjetur dhe arrestuar 27 nënshtetas shqiptar të moshës nga 18 deri me 51 vjet, shumica nga Librazhdi, Pogradeci, Kukësi, Korça...
Që nga orët e hershme të mëngjesit Policia e Maqedonisë ka nisur një aksion të gjënë në komunën e Tetovës, për t’i zënë në “gjumë” punëtorët që vijnë nga Republika e Shqipërisë. Është fjala për punëtorët që punojnë në ndërtimtari dhe që qëndrojnë në Tetovë ilegalisht.
Sipas njoftimeve, Policia e Tetovës nga ora 6 ka zbatuar një kontroll në Tetovë, Xhepçishtë dhe Bogovinë për zbulimin e nënshtetasve të huaj që pa leje janë duke qëndruar ose punuar në rajon.
Gjatë kontrollit të realizuar në disa lokacione janë gjetur dhe arrestuar 27 nënshtetas shqiptar të moshës nga 18 deri me 51 vjet, shumica nga Librazhdi, Pogradeci, Kukësi, Korça dhe vendet tjera,njofton infoshqip.
“Shtetasit shqiptar në mënyrë të pa lajmëruar kanë qëndruar dhe punuar ose kanë kërkuar punë në rajon dhe pas qëndrimit të shkurtër në SPB Tetovë, ata janë dërguar në një departament tjetër për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim/
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm












