Shkurt.ch
Arrestohen 30 aktivistë, kanë bllokuar autostradën
Policia ka arrestuar 30 persona që kishin protestuar pasditen e të shtunës në autostradë, duke bllokuar kështu vendkalimin kufitar Basel-Wei. Siç bëjnë të ditur policia federale gjermane dhe ajo kantonale e Baselstadt-it, autostrada ka mbetur e bllokuar në të dy drejtimet për rreth një orë e gjysmë. Për pasojë ka pasur çrregullime dhe pengesa në komunikacion edhe në hapësirat që lidhen me autostradën në pjesën e përmendur.
Policia thotë se në aksionin e përmendur të bllokimit kanë marrë pjesë në mes 60 dhe 100 persona, tridhjetë nga të cilët janë arrestuar.
Autoritetet thonë se kanë qenë të befasuara nga manifestimi i palejuar që ishte organizuar nga ana gjermane. Ky aksion politik ishte drejtuar kundër politikës aktuale të refugjatëve.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











