CH-Ballkani
Arrestohen 5 persona të dyshuar për terrorizëm
Nisur nga këto arrestime, të cilat janë bërë në afërsi të Liqenit të Badocit, Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka ndërprerë furnizimin me ujë në disa lagje të kryeqytetit, që në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës
Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona nën dyshimin e bazuar për përfshirje në vepra penale që sipas Kodit Penal, ndërlidhen me terrorizëm.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për ReL ka treguar për aksionin e policisë që ka filluar që nga orët e hershme të mëngjesit.
Personat e dyshuar, ka shtuar Kelani, kanë pasur dy vetura, njëra Golf 2 ngjyrë të kuqe dhe tjetra Pasat, po ashtu ngjyrë e kuqe. Në vetura, ka treguar Kelani, janë gjetur edhe disa dëshmi tjera, siç janë rroba dhe flamuj me mbishkrime arabe.
Nisur nga këto arrestime, të cilat janë bërë në afërsi të Liqenit të Badocit, Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka ndërprerë furnizimin me ujë në disa lagje të kryeqytetit, që në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.
Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arieta Mjeku ka thënë ReL se ndërprerja e furnizimit me ujë për qytetarët që furnizohen me ujë nga Liqeni i Badocit, është bërë për shkaqe sigurie.
Mjeku ka theksuar se furnizimi me ujë do të kthehet pasi që të marrin konfirmimin nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik se uji është i pastër dhe i pijshëm.
Lidhur me ndërprerjen me furnizim me ujë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka theksuar se nuk është gjetur asnjë element që mund të ndërlidhet me helmim të ujit, por që për të qenë më të sigurt kanë kërkuar që të ndërpritet furnizimi dhe të bëhen analizat e ujit.
Policia e Kosovës ka theksuar se janë duke u kryer hetime të mëtutjeshme dhe se aktualisht nuk mund të japim më shumë informacione.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë Anila Aliu, pianistja shqiptare nga Kosova, triumfon në konkurse ndërkombëtare... -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’ -
Davos
Raporti Kosovë – SHBA tërheq vëmendjen e mediave zvicerane në Davos -
Osmani dhe Kurti bëhen bashkë në Shtëpinë e Kosovës në Davos -
Davos
Kurti në Davos promovon Kosovën si partner të besueshëm për investime
Jeta në Zvicër
-
Davos
Raporti Kosovë – SHBA tërheq vëmendjen e mediave zvicerane në Davos Mediat zvicerane i kushtuan vëmendje raportit Kosovë – SHBA pas anëtarësimit në Bordin e Paqes... -
Ku mund të mbushni më lirë veturën me karburant në Zvicër? -
Sulm hakerash ndaj Energy Switzerland: Të dhënat e 85,000 individëve të prekur janë kopjuar dhe fshirë -
Sfida e ligjit të policisë në kantonin e Bernës dhe të drejtat e qytetarëve -
SHBA-të gati për negociata tarifore me Zvicrën












