Lajme
Arrestohen 6 aktivistë të Vetëvendosjes, të dyshuar për sulmin në Kuvend
Të arrestuarve u janë konfiskuar edhe disa armë e municion, përfshirë gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë e municion. Vetëvendosje këtë aksion të policisë e krahason me UDB-në
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës kanë arrestuar sot gjashtë persona, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, që dyshohet se kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e sulmit me zollë në Kuvendin e Kosovës.
Të arrestuarve u janë konfiskuar edhe disa armë e municion, përfshirë gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion, si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të kryer më 4 gush 2016, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ky hetim kompleks, sipas tyre, është trajtuar me teknika dhe masa të specializuara të hetimit dhe sot me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë është kryer kontrolli i 6 (gjashtë) lokacioneve në Prishtinë, ku janë arrestuar gjashtë të pandehur dhe janë shoqëruar dy persona tjerë.
Ndaj gjashtë të pandehurve me iniciale; A.B, A.A, A.D, E.H, F.K dhe P.A është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Të arrestuarit më vonë dolën se ishin aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë këtu edhe zëdhënësin Frashër Krasniqi. Mediet në Prishtinë konfirmojnë arrestimin e Atdhe Arifit, Astrit Deharit, Adea Batushës, Egzon Halitit, Petrit Ademit dhe zëdhënësit Frashër Krasniqi.
I menjëhershëm, ndërkaq ishte reagimi i lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri i cili arrestimet e sotme ndaj aktivistëve të Vetëvendosje i ka quajtur akt klasik i përndjekës ndaj kundërshtarëve politikë. Ymeri gjatë një konference për medie, ka thënë se nuk është hera e parë që Policia e Kosovës ka vepruar kështu, madje ai Policinë e Kosovës i ka krahasuar me UDB-së dhe të Shik-ut.
Përfaqësuesit e Vetëvendosje këtë aksion të Policisë e kanë ndërlidhur me marrëveshjen për demarkacion e cila do të qitet në Kuvend me 1 shtator për votim. Ymeri dhe sekretari i kësaj partie Dardan Molliqaj, thanë se pavarësisht këtij arrestimi dhe aksioni, demarkacioni nuk do të kalojë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











