Lajme
Arrestohen 6 shqiptarë në Spanjë
Policia spanjolle, në kuadër të operacionit “Senda” ka zbërthyer një celulë të një organizate kriminale, me origjinë shqiptare, dedikuar kryerjes së krimeve kundër pronës, së cilës i atribuohen 18 grabitje me forcë të kryera në banesa në Malaga, përcjell albinfo.ch.
Këtë të martë, agjentët e policisë arrestuan 6 anëtarë të dyshuar. Arrestimet u kryen në një pronë të vendosur në një zonë të izoluar të qytetit të Comares në Malaga.
Në shtëpinë e të dyshuarve, hetuesit sekuestruan 1 pistoletë, cila rezultoi e simuluese, 10.000 euro cash, mjete për të kryer grabitje, një çantë reagentësh për të kontrolluar nëse një material është prej ari, bizhuteri, një koleksion monedhash dhe pullash, veshje të përfshira në vepra penale, dy automjete, dokumentacion dhe qese me marijuanë.
Për bizhuteritë e gjetura, disa prej tyre tashmë janë njohur nga pronarët e ligjshëm, ndërsa për të tjerat vijojnë hetimet për origjinën e tyre. Hetimi mbetet i hapur, ndërsa agjentët nuk përjashtojnë mundësinë që të arrestuarit të jenë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera të së njëjtës natyrë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











