E-Diaspora
Arrestohen dy bosë shqiptarë të drogës në Itali
Banesa e dy shqiptarëve në rrugën “Ripamonti”, në Milano, ishte kthyer në një bazë logjistike për trafikun e drogës
Dy shqiptarë në Itali janë arrestuar nga policia e Milanos pasi dyshohet se iu gjetën më shumë se 200 kilogramë metanfetaminë, 225 kilogramë paracetamol që shërbente për të përzierë kokainën dhe heroinën, 1 kilogram marijuanë, 500 gramë kokainë dhe rreth 5250 euro, shkruan albinfo.ch.
Mediat italiane shkruajnë se banesa e dy shqiptarëve në rrugën “Ripamonti”, në Milano, ishte kthyer në një bazë logjistike për trafikun e drogës.
Mësohet se kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar lëvizjet e dyshimta të shqiptarëve, ku policia më pas ka nisur hetimet.
Sipas mediave vendase banorët i dinin me saktësi vendet dhe oraret që lëviznin shqiptarët. “Falënderoj banorët e zonës”, deklaroi shefi i Guardia di Finanza në Como.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











