Lajme
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Zymberit
Ky person është njëri nga gjashtë personat për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet ndërkombëtare në tetor 2011
Hetuesit e Task Forcës së EULEX-it në Mitrovicë, e kanë arrestuar njërin nga të dyshuarit e kërkuar lidhur me vrasjen e policit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.
Sipas një njoftimi lëshuar nga EULEX-i, arrestimi ka ndodhur të enjten në mëngjes në Mitrovicë.
Ky person është njëri nga gjashtë personat për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet ndërkombëtare në tetor 2011.
Polici i njësisë speciale ROSU, Enver Zymberi, është qëlluar nga ekstremistët serbë më 25 korrik të vitit të kaluar, në kohën kur Policia speciale e Kosovës me urdhër të kryeministri Hashim Thaçi hyri në pjesën veriore të banuar me serbë.
Për vrasjen e policit kosovar, EULEX-i ka zhvilluar hetime, ndërsa ka lëshuar fletarrest për gjashtë persona: Slobodan Vuqiniq, Ratomir Bozhoviq, Radovan Radiq, Milovan Vlashkoviq, Dushan Jovanoviq dhe Radomir Kasaloviq.
Derisa hetuesia e EULEX-i nuk tregon me emra se cili është arrestuar, burimet e Albinfo.ch nga Mitrovica tregojnë se nën pranga është vënë Slobodan Vuqiniq. Më 26 janar të këtë viti EULEX-i gabimisht në fshatin Çabër kishe arrestuar vëllanë e tij, Radisha Vuçniq, por e kishte liruar menjëherë pas masës ndaluese.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











