Lajme
Arrestohet kosovari i dyshuar për vrasjen e kosovarit tjetër
Një burrë është goditur me thikë për vdekje mbrëmjen e së dielës. Pas kësaj, një person është arrestuar nga Policia kantonale, Vaud
Një burrë ka humbur jetën në rrugët e lokalitetit Bière mbrëmjen e së dielës, transmeton albinfo.ch. Vdekja ka ndodhur pas një sherri gjatë të cilit është goditur për vdekje me thikë, njofton Policia e Kantonit Vaud.
Burri ishte i shtrirë pa ndjenja dhe kishte humbur shumë gjak – shpëtimtarët nuk ishin në gjendje ta ringjallin atë, shkruan 20minutes.ch. Viktima është një kosovar 28-vjeçar, pa vendbanim në Zvicër. Menjëherë është arrestuar një person, një 55-vjeçar, po ashtu kosovar, me të cilin viktima kishte pasur sherr pak më parë.
Elementet e para të mbledhura tregojnë se dy personat në konflikt njiheshin me njëri-tjetrin, specifikon xhandarmëria, pe¨rcjell albinfo.ch. Është hapur një hetim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil














