Uncategorized
Arrestohet kosovari i ndjekur për vrasje: E pret dënimi i përjetshëm në Suedi
Ai tash po qëndron në burgun për ekstradim, në Munih, ndërsa pas ekstradimit, në Suedi atë e pret dënimi me burg të përjetshëm
Është arrestuar të shtunën që shkoi në Aeroportin e Munihut një person që ndiqej me fletarrest ndërkombëtar. I arrestuari, një shtetas kosovar i moshës 22 vjeçare është i dyshuar për vrasjen e një personi, të kryer në Suedi së bashku me një person tjetër, shkruan merkur.de. Vrasja kishte ndodhur nga fundi i tetorit të këtij viti në qytetin bregdetar të Suedisë, Helsingborg, transmeton albinfo.ch. Ai akuzohet se ka shtënë disa herë me revole mbi viktimën.
Autoritetet suedeze konsiderojnë se i dyshuari , menjëherë pas krimit kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe se ishte fshehur në ndonjë vend të BE-së. Vetëm një javë pas ngritjes së fletarrestit, i dyshuari u arrit të kapet.
Pas aterrimit në aeroportin e Munihut ku kishte ardhur nga Kosova, ai u lidh dhe u transportua në burg, ai tash po qëndron në burgun për ekstradim, në Munih ndërsa pas ekstradimit, në Suedi atë e pret dënimi me burg të përjetshëm.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












