Kosova
As mjegulla nuk ndal fluturimet në Prishtinë
Menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, Driton Hyseni, ka thënë se pavarësisht mjegullës, fluturimet janë realizuar me sukses.
Hyseni ka treguar se deri rreth orës 9:00 janë realizuar operimet e para, 4 shkuarje e dy arritje.
“Përkundër mjegullës së dendur rreth e rrotull Prishtinës këndej në aeroport, sot jemi me shumë fat, shpresojmë të jemi edhe në ditët në vazhdim! Dukshmëria është në nivelet që mundëson arritje e shkuarje të aeroplanëve në/nga aeroporti sipas planifikimeve tona. Dje shërbyem 5,000 udhëtarë, sot, nesër e pasnesër presim edhe rreth 30,000 udhëtarë në mbi 230 vajtje/ardhje të aeroplanëve”, ka shkruar Hyseni në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.
Ditë më parë në Aeroportin e Prishtinës ka ‘arritur’ edhe pasagjeri i 2-miliontë, derisa drejtuesit besojnë se brenda vitit numri i udhëtarëve do të shkojë në 2.2 milionë, rekord deri më tani.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil










