Lajme
Ashton: Marrëveshja Serbi – Kosovë, është pothuajse historike
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, tha se ajo që është arritur në dialogun Serbi – Kosovë, është pothuajse historike.
Ashton ka folur për bisedimet Kosovë – Serbi duke iu referuar posaçërisht marrëveshjes për përfaqësim rajonal të Kosovës me anë të fusnotës (Kosova* – Rezoluta 1244 – GJND).
“Rëndësia e dialogut Serbi – Kosovë është se aktualisht, ajo që ne menaxhuam, të arrijmë është pothuajse historike. E dimë se rruga te implementimi është me pengesa. E dimë se ka njerëz, që nuk dëshirojnë që kjo të ketë sukses, që është tragjike. E dimë se do të duhen shumë përpjekje dhe ne duhet ta bëjmë këtë përpjekje në vazhdimësi”, tha Ashton, gjatë fjalimit të saj në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel, raporton REL.
Mëtutje, Ashton u ka bërë thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që të mos e pengojnë afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian. Apo po ashtu ka përsëritur falënderimet personale për presidentin e Serbisë, Boris Tadic, dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











