Kosova
ASK kërkon shtyrjen e afatit për regjistrimin e popullsisë në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se nuk është përgatitur për procesin e regjistrimit të popullsisë ta nisë më 1 nëntor. Në një raportim në komisionin e Kuvendit të Kosovës, ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ASK-së, Ilir Berisha, thotë se ka mangësi në përgatitje të procesit.
“Sfidat janë mungesa e tabletave, mungesa e mbikëqyrësve të procesit dhe mostrajnimi i mbikëqyrësve”, ka thënë ai në Komisionin për Buxhet, ku po raporton para deputetëve, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë ai është pyetur nga deputeti Avdullah Hoti se nëse ia vlen të fillohet me një nëntor procesi i regjistrimit të popullsisë, në përgjigjen e tij kryeshefi thotë se do të provojnë që në mesin e dhjetorit të fillohet regjistrimi.
“Do të bëjmë përpjekje maksimale që ta përfundojmë më 15 dhjetor”, ka thënë Berisha.
Qeveria me vendimin e fundit pati vendosur që procesi i regjistrimit të popullsisë të nisë më 1 nëntor dhe të zgjasë deri më 15 dhjetor.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












