Lajme
Asnjë haxhi kosovar nuk është përfshirë në tragjedi
“Nuk ka as të vdekur, por as të lënduar nga grupi i haxhinjve kosovar”, ka thënë zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ramadan Shkodra
Asnjë haxhi nga Kosova që po kryen pelegrinazhin në Arabinë Saudite, nuk është përfshirë në tragjedinë e sotme në Mekë ku humbën jetën më shumë se 300 haxhinj dhe rreth 400 të tjerë u lënduan. Këtë e ka konfirmuar zyrtarë nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila ka organizuar shkuarjen në haxh.
“Nuk ka as të vdekur, por as të lënduar nga grupi i haxhinjve kosovar”, ka thënë zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ramadan Shkodra.
Ndryshe, sivjet pelegrinazhin në Meke dhe Medine e kanë kryer 867 besimtarë kosovarë. Haxhinjtë nga Kosova kanë udhëtuar me aeroplan nga Prishtina drejet Xhedas.
Së paku 310 persona që po merrnin pjesë në Haxh kanë vdekur si pasojë e tollovisë dhe shtyrjeve të mëdha afër qytetit të shenjtë islamik, Meka. Mediet nga Arabia Saudite ka thënë se edhe 450 të tjerë janë lënduar si pasojë e këtij incidenti. Shtyrja mes pelegrinëve ndodhi në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit.
Këtë vit më shumë se 2 milionë pelegrinë ndodhen në Mekë.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel










