Shkurt.ch
Asteroidi i ri merr emrin e humanistes zvicerane
Gruaja 55 vjeçe, nënë gjashtë fëmijëve prej më shumë se dhjetë vitesh angazhohet për gratë refugjate nga qendra e afërme e azilit
Asteroidi i zbuluar pak kohë më parë do të marrë emrin e zviceranes Elisabeth Buser, të njohur për angazhimin e saj humanitar me refugjatët. Lajmin për pagëzimin e asteroidit e ka dhënë shoqata astronomik e Winterthur-it, (AGW) qytet ky në periferinë e të cilit jeton humanistja.
Gruaja 55 vjeçe, nënë gjashtë fëmijëve prej më shumë se dhjetë vitesh angazhohet për gratë refugjate nga qendra e azilit në afërsi. Siç ka shpjeguar kryetari i shoqatës, Markus Grieseer,planeti i vogël ka rënë në sy qysh më 30 gusht 2008, me rastin e kërkimit të një asteroidi që nuk po dukej me vite.
Por, vetëm në verën e vitit 2013 kanë mundur të mblidhen dhe koordinohen matje të mjaftueshme nga rrjeti gjithëbotëror, që i kanë mundësuar Grisser-it për ta dhënë një propozim për emrin e asteroidit të ri, shkruan srf.ch. Ai pastaj i ka propozuar komitetit përgjegjës emrin e humanistes Buser.
Griesser thotë se e ka fascinuar fakti se ka pasur sukses që në një temë kaq të ndjeshme sikur azili të arrihet mirëkuptim pa pasur nevojë të hyhet në debate të pafundme politike.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” Ligji zviceran e përcakton qumështin si "produktin e marrë nga mjelja nga sekretimi i gjirit të... -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës -
SWISS dhe Edelweiss rrisin mbishpagesat e karburantit














