Lajme
ATK: Do të vazhdojë realizimi i projektit të arkave fiskale
Administrata Tatimore e Kosovës do të vazhdojë realizimin e projektit të arkave fiskale. Drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti, thotë se deri tani janë fiskalizuar rreth 80 për qind e bizneseve të mëdha që kontribuojnë në buxhetin e Kosovës. Gjatë këtij viti, ai thotë se do të fokusohen në shumë drejtime, me qëllim të vënies nën kontroll të bizneseve.
Drejtori i ATK-së Behxhet Haliti, tha për radio Kosovën se shprehet i kënaqur për realizimin e projektit të arkave fiskale. Ai, sqaron se gjatë fazës së parë të këtij projekti kanë bërë lëshimin e numrave fiskalë, pastrimin dhe azhurnimin e regjistrave të tatimpaguesve, kurse gjatë fazës së dytë instalimin e pajisjeve fiskale.Haliti, thekson se gjatë 2011-të, do të intensifikojnë aktivitetet, me qëllim të vënies nën kontroll të bizneseve dhe luftimit të ekonomisë joformale.
Por njohësit e çështjeve ekonomike thonë se ky proces është gjysmë i dështuar. Isa Mulaj, nga Instituti për Studime dhe analiza të Politikave Ekonomike, thotë se me licencimin e vetëm dy kompanive për shitje të arkave fiskale, MEF-i fillimisht krijoi monopol dhe diktoi çmime të larta për bizneset.
Projekti i arkave fiskale, respektivisht kërkesa e ATK-së, për regjistrimin e të gjitha transaksioneve përmes regjistruesve elektronik fiskal dhe kërkesa për lëshimin e kuponëve fiskal për çdo mall dhe shërbim të paguar, vlerësohet i dobishëm për qytetarët, për shtetin, dhe në funksion të trajtimit të barabartë dhe të njëtrajtshëm të të gjithë tatimpaguesve.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë









