CH-Ballkani
Atraksioni i ri turistik në Rugovë: “Not në Mal të Zi”
Produkti turistik që quhej Vizitë në Liqenat, është ribrenduar me fjalët shko në Mal të Zi me not, dhe tashmë është në web faqen e kompanisë, e cila ofron kryesisht udhëtime për turistë ndërkombëtarë në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri
Balkan Natural Adventure, tur operator nga Peja ka lansuar produktin e ri turistik që përfshinë kalimin e kufirit me Malin e Zi duke notuar, një aktivitet që mund të bëhet pas ratifikimit të vijës kufitare në Kuvendin e Kosovës, në një seancë kontraverse gjatë javës së kaluar.
Produkti turistik që quhej Vizitë në Liqenat, është ribrenduar me fjalët shko në Mal të Zi me not, dhe tashmë është në web faqen e kompanisë, e cila ofron kryesisht udhëtime për turistë ndërkombëtarë në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Liqeni glacial që tashmë shënon kufirin zyrtar gjendet në lartësinë mbidetare 1800 metra ka një gjatësi prej 200 metrave, gjerësi prej 100 metrave, dhe ka shënuar një pikë turistike për vizitorët e Grykës së Rugovës.
“Ecja në Liqenat ka qenë një produkt që e kemi ofruar me kompaninë. Ne nuk besojmë se policia do të dalë të liqeni, mirëpo aty është vija kufitare. Ne deri tash kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me policinë nga të tri shtetet”, ka thënë drejtori Virtyt Gacaferri.
Balkan Natural Advaneture operon në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri dhe ofron ecje malore ndërkufitare. Ecja më e njohur është “Peaks of the Balkans”, që është krijuar nga një projekt i Agjencisë Gjermane Zhvillimore dhe kalon në të tri shtetet.
Kompania rregullon edhe lejet kufitare për të tri vendet. “Si kompani kemi qëndrim neutral ndaj vijës kufitare. Kjo nuk reflekton ndjenjat e stafit dhe bashkëpunëtorëve, mirëpo për kompaninë është e rëndësishme që të dihen procedurat dhe kufiri që në mënyrë që të mos komplikohet puna e organizimit të ecjeve bjeshkatare dhe shërbimit për klientë”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës














