Uncategorized
2 vjet pushim të lehonisë në Austri vetëm nëse të dy prindërit kujdesen për fëmijën
Në të ardhmen, pushimin e plotë të lehonisë prej 24 muajve (Elternkarenz) do të marrin me pagesë vetëm nëse të dy prindërit të paktën dy muaj gjatë kësaj periudhe do ta ndajnë së bashku.
Deri tash në Austri, nënat të cilat sapo kanë lindur fëmijë kanë pasur të drejtë të marrin pushim të lehonisë deri në dy vjet. Por, kështu duket se nuk do të ndodhë edhe në të ardhmen, njofton albinfo.at.
Të mërkurën Parlamenti austriak ka miratuar rregulloren e re, ku synohet të bëhet një ndarje e drejtë e detyrave të kujdesit për fëmijë dhe, mbi të gjitha, përfshirja më e madhe e baballarëve për kujdesin e fëmijës.
Në të ardhmen, pushimin e plotë të lehonisë prej 24 muajve do të marrin vetëm nëse të dy prindërit të paktën dy muaj gjatë kësaj periudhe do ta ndajnë së bshku. Në rast se, vetëm njëri prind merr lejen prindore për kujdesin e fëmijës, periudha e lehonisë do të reduktohet në 22 muaj.
Ka një përjashtim: Prindërit e vetëm, pra nëse vetëm njëri prind jeton me fëmijën, atëherë ajo/ai do të përfitojë pushimin prindëror të plot prej 24 muajve.
Baballarët që shkojnë në pushim të lehonisë menjëherë pas lindjes së fëmijës, do të kenë një mbështetje me të madhe në të ardhmen, duke përfituar nga 47.8 euro në ditë.
Gjithashtu u vendos që të hiqet gradualisht periudha e bllokuar e pensionit deri në vitin 2029, kur nuk do të ketë më subvencione publike.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit











