Lajme
Austri: Deri më 1 shkurt, rreth 900 mijë certifikatave të vaksinave mund t’u skadojë afati
Që certifikata e vaksinimit në Austri të mbetet e vlefshme, 897 mijë persona duhet të bëjnë vaksinimin e tretë kundër koronës më së largu deri më 1 shkurt, shkruan albinfo.at
897 mijë persona duhet të marrin një vaksinë përforcuese deri më 1 shkurt, përndryshe certifikata e tyre e vaksinimit do të bëhet e pavlefshme, ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë. Kjo po ndodh pasi që vlefshmëria e vaksinimit u shkurtua nga nëntë në gjashtë muaj pas marrjes së vaksinës së dytë.
“Ne shpresojmë se shumë njerëz do të marrin vaksinimin e tyre përforcues deri atëherë”, thuhet në raportin e Ministrisë.
“Ne, do të jemi në kontakt të vazhdueshëm rreth kësaj teme gjatë javëve dhe ditëve në vijim. Askush nuk duhet të habitet nëse certifikatës së tyre iu skadon vlefshmëria”, thekson Ministria e Shëndetësisë”, përcjell albinfo.at.
Rast i ngjashëm ishte edhe në fillim të janarit, kur certifikatat për vaksinimin e njëhershëm të vaksinës Johnson & Johnson u bënë të pavlefshme për mijëra njerëz, sepse ata nuk kishin marrë një vaksinë të dytë si përforcuese.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 71.399 certifikata vaksinimi kanë skaduar më 3 janar për shkak të mos vlefshmërisë së Johnson & Johnson.
Gjithsej 355,927 doza me Johnson & Johnson janë vaksinuar në Austri.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











