Lajme
Austri: Nga 1 shkurti më shumë se gjysmë milionë certifikatave të vaksinimit u skadon afati
Deri më tash 72.3 për qind e të gjithë popullsisë në Austri kanë vaksinim të dyfishtë, 75 për qind të paktën kanë marr vetëm një vaksinë, ndërkohë 48.4 për qind tashme kanë të tre dozat e vaksinimit
Që nga 1 shkurti, rreth 550,000 pasaporta të vaksinës do të humbasin vlefshmërinë e tyre në Austri. Kjo do të thotë se personat e këtij grupi nëse nuk e bëjnë vaksinimin e tretë, atëherë nuk do të jetë më e mundur të vizitojnë dyqanet apo lokalet e gastronomisë, raporton albinfo.at.
Ekspertët në Austri prej muajsh kanë bërë thirrje për vaksinimin përforcues. Sipas tyre, vaksinimi përforcues rrit ndjeshëm mbrojtjen nga infektimi – gjithashtu mbron nga varianti i Omikronit të virusit, i cili është duke u përhapur masivisht në Austri.
Tri vaksina janë të vlefshme për 270 ditë të tjera
Siç vendosi qeveria më 6 janar, nga 1 shkurti, paralelisht me futjen e vaksinimit të detyrueshëm, zbatohet si vijon: “Seria e parë e vaksinimeve (dy vaksinime ose rikuperim plus një vaksinim) do të jetë e vlefshme për 180 ditë në të ardhmen. Certifikata e vaksinimit të dozës përforcues (tri vaksinime ose rikuperim dhe dy vaksina) është ende e vlefshme për 270 ditë. Certifikatat e vaksinimit ose prova të tjera të vaksinimit janë ende të vlefshme për 270 ditë kur hyni në Austri.
Deri më tash 72.3 për qind e të gjithë popullsisë kanë vaksinim të dyfishtë, 75 për qind të paktën kanë marrë një vaksinë, ndërkohë 48.4 për qind tashmë kanë marrë tri doza vaksinimi, shkruan orf.at.
Kohëzgjatje për fëmijët dhe adoleshentët
Nga 1 shkurti do të ketë një përjashtim për fëmijët nën 18 vjeç: Meqenëse një vaksinim i tretë rekomandohet gjashtë muaj pas të dytës, një vaksinim përforcues për fëmijët do të jetë i vlefshëm për 2010 ditë (rreth shtatë muaj).
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë











