Lajme
Austri: Nga data 12 shkurt, të pavaksinuarit mund të vizitojnë floktarët
Pavarësisht numrit të lartë të rasteve me virusin “Omikron”, qeveria austriake po ndërmerr hapa të mëtejshëm drejt hapjes. Përveç disa lehtësimeve që tashmë janë bërë të njohura, rregulli 2G nga e shtuna nuk do të kërkohet nga klientët në dyqanet e ushqimeve, higjienës trupore dhe në muze, njofton albinfo.at
Rregulli 2G nuk kërkohet as në sallonet e bukurisë
Kjo do të thotë që në të ardhmen nuk do t’ju kërkohet domosdoshmërisht certifikata e vaksinimit ose e shërimit për vizitë në sallonet e bukurisë. Sidoqoftë, duhet të vihet një maskë FFP2.
Eventet e pa kufizuara, por me 2G
Në ngjarjet kulturore që do të zhvillohen, kërkohet rregulli 2G ashtu edhe kërkesa e maskës FFP2 mbeten në fuqi si brenda ashtu edhe jashtë. Ngjarjet pa vende të caktuara, në të cilat janë të pranishëm më shumë se 50 persona, lejohen vetëm nëse është e ndaluar konsumi. Kjo tregon që maska të përdoret vazhdimisht. Gastronomia e natës ende nuk është e lejuar, kurse ora policore hynë në fuqi nga ora 24:00, përcjell albinfo.at
Situata në njësitë e kujdesit intensiv “e menaxhueshme”
Pavarësisht numrit të lartë të infeksioneve të reja në kulmin e valës omikron, situata në repartet e kujdesit intensiv është “e menaxhueshme” krahasuar me valët e mëparshme. Ky zhvillim është në përputhje me parashikimet dhe vlerësimet e Shtabit Koordinues të Krizave (GECKO). “Situata është stabile dhe e përballueshme” thuhet me tutje në njoftimin e qeverisë duke shtuar se pritet hapje në të gjitha fushat e jetës.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











