Lajme
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
Nga 1 korriku, shoferët dhe banorët në Austri do të përballen me rritje të ndjeshme të tarifave për procedurat zyrtare dhe shërbimet publike, shkruan ORF, transmeton albinfo.ch.
Konkretisht, lëshimi i patentës së shoferit do të kushtojë 90 euro, rreth 30 euro më shumë se më parë. Çmimi për certifikatën e regjistrimit të automjetit do të shkojë në 178 euro, një rritje prej gati 60 eurosh.
Banorët e Burgenlandit që parkojnë në Vjenë nuk do të mund të përdorin më lejet ekzistuese të parkimit për zonat afatshkurtra nga korriku, duke u përballur kështu me shpenzime të reja.
Në sektorin e transportit publik, Shoqata e Transportit të Rajonit Lindor (VOR) njofton rritje çmimesh, duke përfshirë edhe biletën kombëtare të klimës, e cila do të jetë më e shtrenjtë nga gushti. Tarifa vjetore për kartën elektronike do të rritet nga 14 në 25 euro, ndërsa pasaporta e re do të kushtojë 112 euro, nga 76 euro sa ishte më parë. Gjithashtu, ndryshimi i emrit dhe marrja e shtetësisë austriake do të bëhen më të shtrenjta.
Nga korriku, AMS (Shërbimi Publik i Punësimit) do të ndërpresë regjistrimin për papunësi me telefon. Kërkuesit e punës duhet të regjistrohen online me llogari personale. Përfitimet do të jenë më të ndërlikuara për rreth 130 azilkërkues në Burgenland, të cilëve u kërkohet të kryejnë shërbim ndaj komunitetit, përndryshe shteti do t’ua shkurtojë përfitimet, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni Gjatë festave të Pashkëve, trafiku drejt jugut në Kalimin e Gotthard-it pritet të jetë i rëndë,... -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale















