Lajme
Austria e vazhdon dhe e rrit misionin e saj ushtarak në Kosovë
Aktualisht Austria ka të stacionuar në Kosovë 379 ushtarë. Si përplotësim mund të angazhohen edhe 230 pjesëtarë të trupave operative rezervë
Këshilli i Ministrave i Austrisë të martën që vjen do të vendosë për vazhdimin deri në fund të vitit 2014 të misioneve të jashtme ushtarake të vendit. Në këtë pako hyn edhe shtimi i numrit të trupave të kontingjentit austriak në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Kështu, nga maksimalisht 450 sa ka qenë kufiri më i lartë i lejuar deri më tash, misioni austriak në Kosovë do të ketë 600 ushtarë, njofton Agjencia Austriake e Lajmeve APA, duke iu referuar Ministrisë së Mbrojtjes.
Si bazë për shtimin e trupave në Kosovë, ministria ka paraqitur nevojën për të pasur një hapësirë më të madhe për bërë në mënyrë më fleksibile rotacionin e forcave ushtarake atje. Ndërsa tërheqja nga Golani, nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me këtë shtim të pranisë në Kosovë, ka sqaruar ministria e mbrojtjes e Austrisë.
Aktualisht Austria ka të stacionuar në Kosovë 379 ushtarë. Si përplotësim mund të angazhohen edhe 230 pjesëtarë të trupave operative rezervë (Batalioni i ashtuquajtur ORF-Bataillon).
Është vazhduar edhe për një vit po ashtu edhe misioni austriak në Bosnjë e Hercegovinë ku mund të angazhohen deri në 400 ushtarë. Po kështu, sikurse në Kosovë, ashtu dhe në Bosnjë është paraparë një përforcim i përkohshëm prej më së shumti 250 ushtarësh.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













