Lajme
Austria me plan masash të ashpra kundër terrorizmit
Plani i parandaluar i sulmit terrorist në Austri ka bërë që autoritetet e këtij vdndi të mendojnë për shtrëngim masash kundër terrorizmit.
Kancelari austriak, Karl Nehammer, paralajmëroi se do të marrë hapa për të fuqizuar kapacitetin e Austrisë kundër terrorizmit pasi javën e kaluar autoritetet neutralizuan një komplot të planifikuar nga një i dyshuar i frymëzuar nga “Shteti Islamik” kundër një koncerti që Taylor Swift pritej ta mbante në Vjenë, raporton Reuters.
Në një postim në X, Nehammer ka thënë se do ta paraqesë një pako masash që do të mundësojnë “veprim vendimtar kundër aktiviteteve terroriste”, duke e lidhur e këtë deklaratë me një raport mediatik që paralajmëronte masat e tij për të fuqizuar rolin e shërbimeve të brendshme të inteligjencës.
Raporti që iu referua Nehammer në gazetën austriake “Kronen Zeitung” spikaste katër pika, përfshirë dhënien e kompetencave shërbimeve të sigurisë për të monitoruar komunikimet dërguar nëpërmjet aplikacioneve të mesazheve që aktualisht nuk lejohet në këtë vend.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













