Lajme
Austria zgjat pezullimin e bashkimit familjar për azilkërkuesit për të paktën edhe një vit
Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner (ÖVP), ka konfirmuar se pezullimi i bashkimit familjar për azilkërkuesit do të mbetet në fuqi për të paktën edhe një vit tjetër. Ai e ka arsyetuar këtë vendim si një masë të domosdoshme për të ulur presionin mbi sistemin social të vendit.
Në një deklaratë për gazetën Der Standard, Karner theksoi se rritja e kriminalitetit mes të miturve dhe mbingarkesa në shkolla janë ndër faktorët kryesorë që e justifikojnë këtë masë kufizuese. Ai përmendi gjithashtu një rënie të ndjeshme në numrin e aplikimeve për bashkim familjar – nga rreth 1.500 aplikime në muaj gjatë vitit 2023, në vetëm 60 në muajin shkurt të këtij viti, transmeton albinfo.ch.
Përveç kësaj, Karner njoftoi se Austria është duke eksploruar mundësitë për të rifilluar dëbimet drejt Sirisë në një afat të mesëm, duke përfshirë kthimet vullnetare dhe diskutime në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme të Gjermanisë.
Në kuadër të përpjekjeve për të forcuar sigurinë kombëtare, ministri austriak deklaroi gjithashtu se qeveria po planifikon të avancojë fuqitë e mbikëqyrjes për ekstremistët, duke përfshirë edhe monitorimin përmes aplikacioneve të mesazheve, shkruan The Local.
Masat e propozuara janë pritur me kritika nga grupet për të drejtat e njeriut, ndërsa Karner ka insistuar se këto janë hapa të nevojshëm për “ruajtjen e rendit dhe mbrojtjen e shoqërisë austriake”.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut Bllokim total në Lötschberg pas ortekut... -
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë













