Lajme
Autobusët nga Kosova të bllokuar në Vojvodinë
Për shkaka të reshjeve të borës, në mesin e të ngujuarve në Vojvodinë janë edhe dy autobusë nga Kosova por edhe shumë makina të tjera. Autoritetet këshillojnë që t’i iket Vojvodinës
Moti i keq që ka përfshirë një pjesë të Serbisë ka vështirësuar dukshëm qarkullimi nëpër Vojvodinë drejt Hungarisë. Mediet serbe raportojnë për një numër të madh të personave të ngujuar në autostradë, në mesin e të cilëve edhe dy ose më shumë autobusë nga Kosova.
Mediat në Serbi raportojnë se janë evakuuar mbi 1,000 persona të ngujuar në makinat e tyre dhe autobusët në veri të vendit. Gjithashtu, hekurudhat serbe njoftojnë se kanë evakuuar dhjeta udhëtarë të ngujuar në dy trena që i kishte zënë bora në rajonin e Vojvodinës.
Erërat, që po fryjnë deri në 160 km/h, në disa rajone kanë krijuar ortekë deri në 3.5 metra.
Ndërkaq, siç raporton ‘Koha.net”, mësohet se të ngujuar ka edhe shqiptarë nga Kosova, të cilët po kalonin nëpër Serbi e që për destinacionin e kishin Kosovën.
Mësohet se në mesin e të ngujuarve shqiptarë të Kosovës është edhe një autobus i kompanisë “Bici Com” dhe “Barileva Turist”, por edhe shumë makina të tjera.
Besim Hajdaraj gjithashtu bën me dije se të ngujuarit shqiptarë në rrugët e Vojvodinës janë duke qëndruar nëpër pompa të benzinës, në pritje të ndihmës nga shteti serb për t’i evakuuar apo për të hapur rrugën.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran Një shtetas turk që mbante 270 kg bakllava dhe ëmbëlsira të tjera të padeklaruara në një... -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm -
SNB: Karta e debitit mbetet mjeti më i popullarizuar i pagesës












