Lajme
Autobusi me 29 mërgimtarë, shkaqet se si ndodhi aksidenti
Mësohet se 29 mërgimtarë nga Kosova, gjashtë prej të cilëve fëmijë, kanë përfunduar në spital në Bullgari, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin mëngjesin e djeshëm u aksidentua në qytetin e Kyustendilit, transmeton albinfo.ch.
Referuar mediave bullgare, thuhet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30, kur autobusi me pasagjerë nga Kosova e ka goditur një kamion të ndaluar që transportonte dru.
Në raport tregohet se drejtuesi i kamionit raportohet se po përpiqej t’u tregonte të tjerëve në trafik se një pemë kishte rënë në rrugë. Autobusi e goditi kamionin dhe ai doli nga rruga.
Shoferi i autobusit ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore Qendrore në Kyustendil për ekzaminime dhe ndihmë.
Vendi i ngjarjes është ekzaminuar nga Policia, ndërkohë që për aksidentin ka nisur procedimi paraprak dhe është njoftuar prokurori kujdestar.
Nga ana tjetër, kompania kosovare, autobusi i së cilës u aksidentua në Bullgari, ka dalë me një njoftim rreth shkaqeve të aksidentit, njofton Albinfo.ch.
“Për shkak të erërave të forta dhe rënies së pemës në rrugë, shoferi është munduar ta shmangë goditjen me pemën, ku automjeti ka rrëshqitur dhe ka goditur një kamion që ishte i ndalur në rrugë. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar, vetëm shoferi ka marrë lëndime të lehta”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Autobusi, i cili u aksidentua sot, fatmirësisht nuk pati viktima, derisa 26 pasagjerë mbetën të lënduar.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












