Lajme
Autopsia: Astrit Dehari nuk kishte pirë barna, ai u ngufat
Autopsia tregon se i ndjeri Astrit Dehari, 26 vjeç, nuk ka vdekur në burgun e Prizrenit nga mbidoza e barnave siç mendohej në fillim, por ai është ngufatur, pra nga asfiksia
Rezultatet e para që ka nxjerrë grupi i mjekësisë ligjore në Prishtinë, ku kishte edhe ekspertë të huaj, tregojnë se Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka vdekur në burgun e Prizrenit nga mbidoza e barnave siç mendohej ne fillim, por ai është ngufatur. Sipas ekspertëve mungesa e oksigjenit, asfiksia, janë disa nga rezultatet e para të autopsisë së trupit të tij.
Të dhënat e para për autopsinë i ka dhënë kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Sylë Hoxha i cili ka qenë i pranishëm gjatë procesit të autopsisë. Ai i ka thënë “Ekspresit” se rezultatet e fundit të analizave të autopsisë do të hedhin dritë mbi gjithë këtë ngjarje.
Astrit Dehari ka ndërruar jetë të shtunën në qendrën e paraburgimit në Prizren, derisa po qëndronte si i paraburgosur nën dyshimin se kishte marrë pjesë në sulmin e armatosur ndaj Kuvendit të Kosovës.
“Ende nuk i kemi rezultatet përfundimtare. Këto janë mendimet preliminare. Mendojmë që personi ka pas mungesë të oksigjenit. Ekspertiza e fundit, ekspertiza u krye me ekspert të propozuar nga familja”, ka thënë Hoxha, sipas të cilit, te i ndjeri ka pasur një gërvishtje në fyt dhe në byzylyk të dorës.
Deri tani sipas Hoxhës, nuk ka të dyshuar për rastin.
Prezent në procesin e autopsisë ishin kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, dy ekspertët e caktuar nga familja Dehari, Besim Ymaj nga Shqipëria dhe Besim Latifaj nga Anglia.
Gjithashtu prezent ishin tre mjekë nga Instituti, një përfaqësues i EULEX-it, avokati i familjes Dehari, avokati Tomë Gashi, si dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.
Përfaqësuesi ligjor i familjes së Astrit Deharit , avokati Tomë Gashi ka thënë se nuk janë gjetur barna që kanë aftësi psikotropike në trupin e të ndjerit. “Dy orë e gjysmë ka zgjatur autopsia, ne si përfaqësues të familjes angazhuam edhe ekspertë nga Shqipëria e Anglia. Të gjitha mostrat e nevojshme janë marrë për ta vërtetuar shkakun e vdekjes së Astritit, disa prej të cilave do të dërgohen edhe në Angli”, tha Gashi.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











