Lajme
Autoriteti zviceran i kontrollit miraton vaksinën e përditësuar të Covid-19 nga Moderna
Autoriteti zviceran i kontrollit, Swissmedic, i ka dhënë miratimin e plotë të tregut për vaksinën Spikevax XBB.1.5, ka njoftuar përmes një deklarate kompania farmaceutike Moderna, shkruan 20min.ch.
Sipas njoftimit nga autoriteti, miratimi bazohet në të dhënat e provës klinike nga Moderna, të cilat tregojnë se vaksina e përditësuar çon në përgjigje të forta imune kundër disa varianteve, duke përfshirë ato përgjegjëse për mbi 70 për qind të rasteve aktuale në Zvicër.
Vaksina Spikevax mbron kundër këtyre varianteve
Në muajin shtator, kompania ndau të dhëna shtesë të provës klinike që Swissmedic ka thënë se konfirmuan që vaksina e përditësuar prodhon gjithashtu një përgjigje imune kundër variantit BA.2.86, që të dhënat e mbikëqyrjes sugjerojnë se mund të jetë në rritje në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
“Aprovimi i vaksinës sonë të përditësuar për COVID-19 nga Swissmedic është i rëndësishëm pasi po vëzhgojmë transmetimin në rritje të SARS-CoV-2 në Zvicër në fillim të periudhës së vjeshtës dhe dimrit”, thuhet në njoftim.
Kompania farmaceutike deri më tani ka marrë miratime për vaksinën e saj të përditësuar për COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe ka paraqitur aplikime për miratim në mbarë botën.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












