Avokati i Shemsi Nuhiut: “Ekstradimi mund të ndërmerret shumë shpejt”
Sipas avokatit Ludovic Tirelli, Gjykata e Strasburgit nuk e motivon asnjëherë vendimin në rast kërkese urgjente
Albinfo.ch ka mund ta kontaktojë njërin nga avokatët e Shemsi Nuhiut z. Ludovic Tirelli, i cili na ka saktësuar disa nga lajmet e fundit mbi Shemsi Nuhiun.
Sa i përket motivimit të Gjykatës Federale në favor të ekstradimit, avokati Tirelli do të na informojë më vonë, pasi ta takojë klientin e tij.
Albinfo.ch: Si ka qenë i motivuar refuzimi i ankesës suaj nga Gjykata e Strasburgut?
L. Tirelli : “Vendimet për të refuzuar kërkesa urgjente nuk janë të motivuara nga Gjykata e të Drejtave të njeriut në Strasburg. Duhet të dihet se Gjykata në fjalë i përgjigjet pozitivisht kërkesave të tilla për mos ektradim vetëm kurr shteti ku personi duhet të rikthehet e aplikon dënimin me vdekje ose torturën. Kurse Serbia nuk e aplikon dënimin me vdekje. Sa i përket torturës, duhet pra të bëhet deduktimi nga refuzimi i ankesës sonë se në sytë e gjyqtarëve të Strasburg-ut, një rrezik i tillë nuk ekzistuaka në Serbi”.
Albinfo.ch: Sipas përvojës suaj, a vehet në praktikë menjëherë një vendim ekstradimi ?
L. Tirelli: “Duhet pasur drojën se dorëzimi i Z. Nuhiu në Serbi mund të kryhet shpejtë. Drejtësia në fuqi parasheh që autoritetet zvicerane të kryejnë dorëzimin e të ekstraduarit në një afat kohor prej dhjetë ditësh, duke filluar nga vendimi që urdhëron ekstradimin e tij”.
Albinfo.ch: Sa ju kanë mbështetur autoritetet kosovare (Ambasada e Kosovës) në favor të mbrojtjes të Z. Nuhiut ?
L. Tirelli: “Angazhimi i institucioneve të Kosovës, nga vendi si dhe përmes Ambasadës së tyre në Kosovë, në favor të mbrojtjes të Shemsi Nuhiut ka qenë shembullor. Sipas mendimit tim, autoritetet kosovare e kanë bërë maksimumin në favor të qytetarit të tyre”.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










