Kosova
Aeroporti i Prishtinës me njoftim të rëndësishëm rreth udhëtimeve
Aeroporti i Prishtinës ka dal sërish me njoftim për sa i përket udhëtimeve përmes këtij Aeroporti, raporton Albinfo.ch.
Në mesin e rregullave, përveç kërkesës për të qenë 3 orë në Aeroport para fluturimit janë edhe rregullat për çertifikatën Covid-19 dhe testet PCR.
Njoftimi i plotë:
Njoftim i rëndësishëm !!!
Të dashur udhëtarë,
Ju njoftojmë me procedurat shtesë gjatë udhëtimit tuaj përmes ANP’Adem Jashari’, efektive nga data 23 Gusht 2021.
-Të gjithë udhëtarët duhet të vazhdojnë të jenë në aeroport 3 orë para fluturimit.
-Të gjithë udhëtarët duhet të bëjnë gati Formularin e Hyrjes në Vend(Country Entry Form), bazuar në vendet e destinacionit. Ju mund të gjeni kodin QR dhe lidhjet për formularët dixhital për secilin vend në hyrjen e terminalit të aeroportit, apo mund t’i gjeni në web faqen tonë www.limakkosovo.aero para se të arrini në aeroport.
-Të gjithë udhëtarët duhet të kenë PCR test negativ jo më të vjetër se 72 orë deri në kohën e fluturimit, apo antigjen test negativ jo më të vjetër se 48 orë deri në kohën e fluturimit, ose kartën e vaksinimit për 2 doza vaksinash. Vaksinat duhet të jenë vaksina të pranuara nga BE dhe duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë. Për ndryshime nga këto rregulla ju lusim që të kontrolloni kërkesat e vendit/destinacionit.
-Të gjithë udhëtarët duhet të bëjnë gati të gjitha dokumentet e kërkuara dhe ti kenë në duar që t’i prezentojnë te personeli ynë në momentin e paraqitjes së tyre.
-Udhëtarët që nuk janë në gjendje t’i tregojnë dokumentet e kërkuara në hyrje të terminalit të aeroportit duhet ta lëshojnë rendin dhe pas kompletimit të dokumentacionit duhet të
ri-rreshtohen përsëri.
-Më tej, mirësisht ju lusim që të kontrolloni sportelet (check-in) në bazë të kompanisë ajrore dhe numrit të fluturimit dhe jo vetëm destinacionin, sepse ndodhë që në të njëjtën kohë ka fluturime për destinacionin e njëjtë dhe duke mos kontrolluar saktë nr. e fluturimit, ndodhë që jeni duke pritur në radhën dhe sportelin e gabuar dhe më pas të jeni me vonesë në fluturimin e duhur. E njëjta duhet shikuar edhe gjatë qëndrimit në radhë në dalje për në aeroplan.
-Për procedura të vizave, dokumenteve tjera shtesë të udhëtimit gjatë kohës së pandemisë, ju lusim që gjithmonë t’i referoheni informacionit të publikuar në web faqet e ambasadave të shteteve përkatëse.
Ju lusim t’i keni parasysh rregullat e paisjes me maska, pritjes dhe përcjelljes së udhëtarëve të publikuara më parë.
Poashtu, ju lusim për mirëkuptimin tuaj dhe respektimin e procedurave të lartëshënuara!
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











