Lajme
Azilkërkuesit edhe pa ndihma emergjente?
“Duhet të bëjmë gjithçka që Zvicra të mos jetë më vendi më atraktiv në Evropë sa i takon azilit”
Kryetari i Konferencës së drejtorëve të policive kantonale të Zvicrës, Hansjörg Käser kërkon që ndaj azilkërkuesve, në veçanti ndaj atyre nga vendet e Afrikës së veriut, të merren masa më të ashpra. Kjo duhet bërë, sipas tij, për të frenuar trendin e ardhjes së azilkërkuesve të tjerë nga këto vende.
Procedura e azilit duhet të shpejtohet në mënyrë drastike, ka thënë Käser për gazetën “Le Temps”. Në kushte ideale sipas tij tri e katërta e kërkesave të azilit duhet të trajtohen brenda një muaji. Ndërsa realisht një procedurë mesatare azili në Zvicër zgjat rreth 1000 ditë.
Veç kësaj ai ka thënë se duhet të kufizohen mundësitë për ankesa pasi që prej tyre përfitoijnë rreth 85 për qind të azilkërkuesve.
“Duhet të bëjmë gjithçka që Zvicra të mos jetë më vendi më atraktiv në Evropë sa i takon azilit”, ka thënë Käser. Që kjo të arrihet, ai madje propozon që azilkërkuesit të privohen edhe nga ndihmat emergjente (humanitare). N
ë këtë pikë ai në radhë të parë ka menduar për azilkërkuesit e ardhur në Zvicër pas “Pranverës arabe”, të cilët, ka thënë Käser po vijnë në Zvicër pa ndonjë bazë për azil. Me këtë po i kontribuojnë shumë rritjes së kriminaöitetit.
Käser ka marrë Holandën si shembullpër efikasitetin e procedurës së azilit. Atje rreth 70 për qind të kërkesave të azilit zgjidhen brenda 8 ditëve. Ndërsa qendra më e madhe e pranimit është e lidhur me burgun për 400 veta.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025










