Lajme
Azilkërkuesit nga Ballkani do të kthehen shpejt nga Gjermania
Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere, foli në Berlin për "procedura të shpejta për pak javë".
Azilkërkuesit nga shtetet e Ballkanit Perëndimor do të trajtohen në të ardhmen në një procedurë të veçantë.
Azilkërkuesit do të qëndrojnë deri në dëbimin e tyre të parashikueshëm në Institucionet qendrore të regjistrimit.
Këtë e njoftojnë gazetat e Berlinit „Tageszeitung” dhe „Berliner Zeitung”.
Sipas ministrit të Brendshëm gjerman, de Maiziere, kërkesat për azil të migrantëve nga Shqipëria dhe nga ish-Jugosllavia (Bosnja, Kosova, Maqedonia e Serbia) do të marrin përgjigje që në qendrat e para, ku i strehojnë autoritetet gjermane.
Këta refugjatë përfaqësojnë gjysmën e të gjithë azilkërkuesve, por si rregull, nuk kanë shanse të fitojnë azil.
Ministria e Brendshme gjermane pret që numri i azilkërkuesve nga këto vende këtë vit të arrijë shifrën 400.000 vetë.
De Maiziere bëri të ditur në takimin në Berlin se në të ardhmen nuk do të jenë më përgjegjës landet gjermane për dëbimin e refugjatëve.
Kjo sepse landet nuk kanë vepruar deri tani në mënyrë konsekuente për këto dëbime.
Këtë detyrë këtej e tutje do ta marrë Policia Federale. Një ndryshim i ligjit për Procedurën për Ballkanin nuk do të jetë i nevojshëm.
Landet vetëm duhet të shpallin se janë dakord që azilkërkuesit nga shtetet e përmendura të mos shpërndahen nëpër Gjermani në bazë të procedurës EASY, por të veçohen nga të tjerët dhe të dërgohen në Institucionet Qendrore të Regjistrimit.
Në takimin e Berlinit, landet dhe federata ranë më tej dakord që të intensifikohet ndihmat për integrim për refugjatët e luftës civile dhe për personat që përndiqen politikisht.
Për ta do të ketë më shpejt kurse për të mësuar gjermanishten dhe do t’u ndërmjetësohet më mirë fillimi i një pune.
Të tre përfaqësuesit e komunave i përshëndetën planet e de Maizierit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












