Lajme
Belgjikë: “Babagjyshi”, i infektuar me Covid, vizitoi shtëpinë e të moshuarve
Nga kjo vizitë janë infektuar shumë banorë dhe staf i azilit, nga të cilët, 18 prej tyre tashmë kanë vdekur
Një ngjarje jo e mirë ka ndodhur në Belgjikë, prag të Krishtlindjve. 18 rezidentë në një azil pleqsh në Belgjikë humbën jetën nga koronavirusi dhe shumë të tjerë u infektuan pas vizitës së “Babagjyshit” që shënon festat e fundvitit, përcjell albinfo.ch.
Santa Claus dhe ndihmësit e tij dyshohet se infektuan 121 rezidentë dhe 36 anëtarë të stafit në qendrën e kujdesit për të moshuarit të Hemelrijck në qytetin e Antwerp, shkruan “The Brussels Time”.
Thuhet se numri i të vdekurve vazhdon të rritet në shtëpinë e të moshuarve Hemelrijck në Mol, një qytet 50 km në lindje të Antwerpit në Belgjikë, pas vizitës së një ‘Santa Claus’.
Ndërkohë, pesë banorë të tjerë kanë vdekur që nga e enjtja pasi kishin rezultuar pozitivë për koronavirus, duke e çuar numrin e të vdekurve në 18. Një total prej 121 banorësh dhe 36 stafi tashmë janë infektuar.
Burri që kishte marrë në dorë të përfaqësonte personazhin më të dashur për festa akuzohet tashmë si “supershpërndarës” i virusit që ka pushtuar botën. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve









