Bota
Babai i Boris Johnsonit aplikon për pasaportë franceze
Ndërsa britanikët u ndanë nga BE-ja, Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik, kërkon shtetësinë franceze. Kjo ka shkaktuar komente shpotitëse
Pas përmbylljes së Brexit-it, pra largimit përfundimtar të Britanisë së Madhe nga tregu i brendshëm i BE dhe bashkimi doganor, babai i kryeministrit britanik, Boris Johnson, deklaroi se do të bëjë kërkesë për të marrë shtetësinë franceze.
Me këtë veprim, ka thënë ai, “dua të mbaj një lidhje personale me Bashkimin Evropian”. Kështu ka deklaruar cStanley Johnson në një intevistë për radio-stacionin francez RTL. “Unë do të jem gjithmonë evropian, kjo është e sigurt”.
“Kërkesa ime madje nuk ka të bëjë thjesht me të bërit francez. Nëse e kuptoj mirë, unë jam francez”, është shprehur 80-vjeçari në intervistën e zhvilluar në frëngjisht, shkruan dw.de. “Nëna ime ka lindur në Francë, nëna e saj ishte e gjitha franceze dhe gjyshi i saj gjithashtu”.
Stanley Johnson ka qenë një nga zyrtarët e parë britanikë në Bruksel.
Në vitin 1979 ai u bë anëtar i Parlamentit Evropian. Më vonë Stanley Johnsoni ka punuar për Komisionin e BE-së. Ai ishte kundërshtar i rreptë i Brexit-it deri në vitin 2016, por më pas ndryshoi qëndrim.
“Dramë familjare në fund të sagës së Brexitit”
Deklaratat e Stanley Johnsonit shkaktuan kritika, tallje dhe shpoti ndër qytetarët britanikë dhe ata të BE-së. Stanley Johnson po përfiton personalisht duke bërë kërkesë për një pasaportë të BE, tha Chris Rennard, anëtar i Dhomës së Lordëve, “diçka që i biri, Boris nuk ua lejon më 67 milion qytetarëve britanikë.”
Gazeta franceze “Liberation” e quajti me humor deklaratën e Johnsonit si “një dramë familjare për të përmbyllur episodin e fundit të sagës së Brexitit”.
Brexiti e ka ndarë vërtetë politikisht familjen e kryeministrit Britanik. Në shenjë proteste, motra e tij Rachel Johnson, gazetare, u largua nga Partia Konservatore dhe u bashkua me Liberal Demokratët para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017. Kurse vëllai i Boris Johnsonit, Jo Johnson dha në 2018 dorëheqjen nga një post në kabinet, sepse doli në mbrojtje të lidhjeve më të ngushta me Bashkimin Evropian.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord












